Terapia e banjës më e efektshme për depresionin sesa ushtrimet
Banjo me ujë të nxehtë mund të jetë një mënyrë më e mirë për të trajtuar depresionin se sa ushtrimet, ka gjetur një studim i ri.
Personat të cilët shkojnë për SPA për një orë të paktën 2 herë në javë kanë treguar rezultate më të mira në shëndetin e tyre mental sesa ata të cilët bëjnë ushtrime të rregullta.
Ekspertët sugjerojnë se kjo mund të ndodh sepse rikthen ritmin natyror të temperaturës së trupit gjatë një dite, e cila mund të përkeqësohet në pacientët me depresion.
Banje e rregullt është më e shpejtë dhe më e lehtë se stërvitja, thanë shkencëtarët dhe studimi tregoi se njerëzit kanë më shumë gjasa të vazhdojnë me të në periudha më afatgjatë./Indeksonline/