08:41 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Terapisti shpjegon se si të pranoni tradhtinë?

Nëse partneri juaj ka pranuar tradhtinë pa dyshim që e gjithë bota juaj është përmbysur. Kjo është një gjendje normale dhe ju duhet të merrni gjithë kohën që ju duhet për ta tejkaluar.

Sidoqoftë, pasi që keni kaluar në këtë gjendje ‘shoku’, është koha të mendoni më larg. A dëshironi të vazhdoni me këtë lidhje?  Nëse përgjigjja është ‘jo’ atëherë në rregull, ju keni 0 obligim për të vazhduar në një lidhje ku partneri juaj është treguar i pabesë.

Nga ana tjetër nëse keni mendime të dyfishta, atëherë terapisti ju sjellë disa mënyra që mund t’iu ndihmojnë ta tejkaloni këtë gjendje.

Mos e fajësoni veten;

Partneri juaj ju ka tradhtuar. Nuk ka ndonjë arsye të lidhur me ju pse kjo ka ndodhur.

Ndaloni çdo kontakt të mundshëm të partnerit tuaj me këtë person;

Kjo është e padiskutueshme. Partneri juaj duhet të ndalojë cdo metodë kontakti që ka pasur me atë person.

Kuptojeni që ndoshta nuk jeni gati të dëgjoni gjithë historinë ende;

Ju mendoni se duke kërkuar përgjigje, do të ndiheni më mirë. Kush ishte ai/ajo? Çfarë kanë bërë ata së bashku? Mirëpo procesi i zbulimit të të vërtetës mund t’iu dhemb. Prandaj jepni vetes pak kohë të gjeni ekulibrin…

Kërkoni për shenja ndryshimi;

Nëse partneri juaj është me të vërtetë I penduar për atë që ka bërë, pa dyshim që do të sillet ndryshe nga dikush që nuk është penduar. Kërkoni për këto shenja.