Tërbohen në Serbi, i dërgojnë letër urgjente FIFA-s kundër Shaqirit dhe FFK-së
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/shaqiri-uck.jpg)
Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar se do të bëjë kërkesë te FIFA kundër Xherdan Shaqirit dhe FFK-së.
Sekretari i Federatës Serbe, Jovan Shurbatovic ka thënë se do të dërgoj në FIFA një letër proteste për dy “incidentet” në Zvicër dhe Suedi.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/kosova-1.jpg)
“Ne jemi duke përgatitur një letër proteste që do t’i dërgojmë FIFA-s gjatë ditës. Ne do të kërkojmë një reagim urgjent dhe sanksionet më të rrepta kundër Shaqirit për promovimin e organizatës kriminale terroriste “UÇK” gjatë deklaratës për mediat, por edhe kundër të ashtuquajturës Shoqatës së Futbollit të Kosovës për shkak të shfaqjes së parullës “Kosova është Shqipëri” në ndeshjen Suedi – e ashtuquajtura përfaqësimi i Kosovës dhe propaganda e idesë së “Shqipërisë së Madhe”. Federata e Futbollit e Serbisë do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjorë për të dënuar përgjegjësit për këto ngjarje nga futbolli“, ka thënë Jovan Shurbatovic.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/shaqiri.jpg)
Xherdan Shqirit iu dhurua një gjaket me emblemën e UÇK-së gjatë prononcimit për media pas ndeshjes që Zvicra e fitoi ndaj Irlandës së Veriut. /IndeksOnline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/10/suedia.jpg)