75 Mall Live Search
12:17 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

“Tërbohet” deti, erëra të forta e dallgë 4 metra, pezullohen lundrimet në Vlorë

Njoftim për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të perfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë 🌊. Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

📌Njoftohen te gjithë pasagjeret qe kane pronotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat jane anulluar per shkak te motit. Kontaktoni agjensite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.

📌Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.