75 Mall Live Search
11:11 / E Hënë, 22 Nëntor 2021 / B O

Tërë Italia po flet për të, por sa i kushtoi Romës blerja e afrikanit senzacional

Felix Afena-Gyan, ky është emri i momentit në futbollin italian. 18 vjeçari afrikan pati mbrëmë një nga debutimet më të bukura të kohëve të fundit.

Kur Roma nuk po arrinte të shënonte në portën e Genoas, Mourinho bëri atë së se priste askush. Mou futi në lojë një emër krejtësisht të panjohur, ndërsa la në bankën rezervë një superyll si Zaniolo.

Por basti i Mourinhos doli vendimtar. Talenti ganez shënoi dy gola të bukur për fitoren e Romës me rezultat 0-2.

Futbollisti i lindur në 2003 i ka kushtuar Romës vetëm 200 mijë euro.

Ai u ble në Afrikë dhe shansin për debutimin në Primavera ia kishte dhënë Morgan De Sanctis, ish portieri i Romës, tani trajner i akademisë së skuadrës./Indeksonline/