75 Mall Live Search
13:42 / E Premte, 26 Mars 2021 / OSH

“Tërë jetën jam përballur me mendime për vetëvrasje”

Demi Lovato është përballur me “mendime vetëvrasjeje” tërë jetën e saj, por tani ka një “sistem të mrekullueshëm mbështetës” që e ndihmon nëse ndonjëherë e gjen veten në errësirë.

Këngëtarja 28-vjeçare ka zbuluar se kishte menduar të bënte vetëvrasje disa herë në një intervistë për “People”-n, Lovato është shprehur: “Mendimet për vetëvrasje janë diçka që i kam pasur tërë jetën dhe nëse kaloj sërish në errësirë, kam një sistem mbështetjeje të mrekullueshëm. Për shkak se jam e ndjeshme, ndjehem shumë poshtë dhe ekstreme, deri aty ku bëhet me të vërtetë gjithçka e zezë, por kam një sistem që më mbështet tani dhe nuk lë të futet në mendimet e mia”, ka thënë ajo.

Kur Demi e gjen veten në gjendje të keqe mendore, menjëherë kërkon ndihmën e njerëzve përreth për të gjetur trajtimin e duhur. Demi Lovato për pak sa nuk humbi jetën, më 2018 kur kaloi në mbidozë.