Tërë natën në detyrë, por ka ende punë për të hequr bërllokun në Prishtinë

Një ditë pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se ka nisur grumbullimi i mbeturinave, shumë lagje të kryeqytetit vazhdojnë të jenë të mbushura me mbeturina.
Në disa fotografi të realizuara nga IndeksOnline shihet se rruga Agim Ramadani vhazdon të jetë e mbushur mbeturina.

Kompania e kontraktuar nga Komuna as pas 24 orësh nuk ka arritur që të pastrojë shumë lagje të kryeqytetit nga mbeturinat.


Kjo gjendje erdhi si pasojë e një vendimi të Kompanisë ‘Pastrimi’ e cila ndaloi mbledhjen e mbeturinave për shkak të mos pagesës së borxhit nga Komuna e Prishtinës, borxh ky që kap vlerën e 2.7 milionë eurove./IndeksOnline/