75 Mall Live Search
20:45 / E Shtunë, 20 Qershor 2020 / indeksADMonline

Tërë stafi i MOMO-s rezulton negativ me koronavirus – lokali hapet të hënën

Ditë më parë pronari i kafiterisë “Momo” në rrugën B, në Prishtinë, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsyeje i tërë stafi ishte vetizoluar dhe ishte mbyllur për klientë “Momo”.

Mirëpo, me publikimin e testeve të koronavirusit sonte nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, është mësuar se stafi i kësaj kafeje ka dalur negativ.

Kjo u bë e ditur edhe në faqen në Facebook.

“Momo – I gjithë stafi rezulton NEGATIV!

Miq të dashur, sot kemi pranuar edhe rezultatet e fundit të personave të testuar për Covid-19.

Ju njoftojmë se i gjithë stafi ka rezultuar negativ. Jemi jashtë mase të lumtur që nga lokali jonë nuk është infektuar as edhe një person. Për hirë të korrektësisë ndaj klientëve tanë, Momo ka qëndruar mbyllur nga dita e Mërkurë, për t’u siguruar mbi shëndetin e stafit dhe të klientëve.

Gjatë kësaj kohe lokali është dezinfektuar disa herë, nesër do ta dezinfektojmë në tërësi prap dhe jemi të gatshëm t’i rihapim dyert për ju.

Ju mirëpresim nga dita e Hënë, me kujdes dhe pa panikë.

Shihemi të Hënën,

Momo”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/