15:36 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Tërheqja e Shqipërisë nga marrëveshja për heqjen e kufirit, reagon Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka komentuar vendimin e Shqipërisë për tërheqjen e Shqipërisë nga marrëveshja për heqjen e kufirit me Kosovën, përcjellë Indeksonline.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria janë duke bërë përpjekje që të mos zgjatet pritja në kufi mes dy vendeve.

“Shqipëria është me disa obligime që i kanë të marrne për shkak të liberalizmit të vizave dhe sistemit të lëvizjes së lirë, ne do të bëjmë përpjekje bashkë me ta që mos me zgjat pritja në kufi. Ne e kemi hjek pjesën tonë të shohim se si do ta menaxhojmë këtë tjetrën”, tha Haradinaj.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në dhjetor të vitit të kaluar, data 2 prill ishte përmendur si mundësi kur Kosova dhe Shqipëria nuk do të kishin kufi mes veti. /Indeksonline/