Tërheqja e trupave amerikane, reagon edhe një tjetër senator amerikan

Senatori amerikan, Rand Paul, është zyrtari tjetër amerikan që reagoi në lidhje me mundësin e tërheqjes së trupave amerikane dhe raportet e Kosovës me Serbinë.
Ai tha se inkurajon Kosovën që të hapë një kapitull të ri dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme.
Gjithsesi, ai mbështeti idenë që trupat amerikane të tërhiqen nga Kosova.
“Mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Inkurajoj Kosovën që të kthejë faqen dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vjetësh atje…”, shkroi Paul.
Ndryshe, tërheqja e trupave amerikane ka qenë temë debati dje pas postimeve të senatorit, David Perdue.