Tërhiqen berberët e Podujevës, i ulin çmimet e qethjes
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka njoftuar se berberët në Komunën e Podujevës janë tërhequr nga marrëveshja për ngritjen e çmimeve në mënyrë të organizuar.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka reaguar duke marrur në pyetje berberët të cilët tentuan ta ngrisin çmimin e qethjes në formë të bashkërenduar, por këta të fundit janë tërhequr dhe marrëveshja është shpallur e pavlefshme.
“Ngritja apo ulja e çmimit të produkteve dhe të shërbimeve në një ekonomi të tregut bëhet në mënyrë individuale dhe në këtë formë, çdo ndërmarrje ëshë në suaza të ligjit. Ndërsa grupimi i ndërmarrjeve që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjeve për caktim të çmimit, është shkelje e rëndë ligjore dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës në këtë rrafsh është i pa kompromisë”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
