18:46 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Tërhiqen dy ministra/a po rrëzohet nga pushteti qeveria italiane e Kryeministrit Giusepe Conte

Krizë në qeverinë italiane. Pas debateve për fondet e Bashkimit Europian për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ish-kryeministri Matteo Renzi ka tërhequr nga kabineti i Giuseppe Contes dy ministra.

Renzi njoftoi vendimin për tërheqjen e ministrave Bellanova dhe Bonetti nga qeveria duke deklaruar se kriza nuk u shkaktua prej tyre. Vendimi erdhi pas takimit që Conte kishte me presidentin e Italisë Mattarella për ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës.

“Ne po jetojmë në një krizë të madhe politike, po diskutojmë mbi rreziqet e pandemisë. Përballë kësaj krize, ndjenja e përgjegjësisë është të zgjidhim problemet, jo t’i fshehim ato. Kriza politike nuk është hapur nga ne, ajo ka qenë e hapur për muaj të tërë”, deklaroi Matteo Renzi në një konferencë për shtyp.