Tërhiqet edhe SHBA, Zvicra do të marr pjesë në Kampionatin Botëror

Pas Republikës Çeke edhe SHBA është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës në Hendboll në kategorinë e meshkujve për shkak të disa rasteve me Covid-19.
Në vend të SHBA-ve në Egjipt do të udhëtoj Zvicra që ishte kombëtarja e dytë në pritje në listën e IHF-së.
Lista e kombeve alternative u krijua sipas kritereve të performancës së ngjarjes kualifikuese të kontinentit të kampionit në fuqi të botës, që është Evropa.
Gjatë ditës së djeshme, Maqedonia ka zënë vendin e Çekisë në këtë kompeticion. /IndeksOnline/
