14:47 / E Mërkurë, 24 Prill 2019

Tërhiqet nga shitja njësia nr.63 “Ratar Tokë Bujqësore Prishtinë IX”

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin “Ratar Tokë Bujqësore Prishtinë IX”.

Kjo Njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 46, me numër rendor 63, e cila do të mbahet me datë 08 maj 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 46 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 08 maj 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.