12:43 / E Premte, 09 Korrik 2021 / OSH

Tërhiqet shorti i Superligës në futboll, ja ndeshjet e javës së parë

Sot në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri të Superligës. Fillimisht të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit. Ndërkohë, pas tërheqjes së shortit u caktuan edhe çiftet e javës së parë, në të cilën do të takohen:

Drita – Feronikeli

Llapi – Ulpiana

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini

Drenica – Gjilani

Edicioni i ri i garave 2021/22 do të fillojë më 21 gusht.