75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 07 Maj 2021 / Blerim

Tërhiqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Shorti është tërhequr të premten nga Komesari i Garave, Istref Sadriu. Turneu final i Kupës organizohet në Istog më 21 e 22 maj.

Vushtrria e Istogu takohen edhe në finale të plejofit, ndërkohë që në garat e Kupës takohen në gjysmëfinale.

Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Republikës është në mes të Ferizajt dhe Prishtinës. Ndeshjet gjysmëfinale janë më 21 maj.