75 Mall Live Search
07:16 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Tërmet 5.2 shkallë në Turqi

Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh sipas Rihterit ka goditur provincën Elazıg në lindje të Turqisë.

Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra.

Anadolu Agency raportoi se tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi.