23:23 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / L K

Tërmet 6.3 ballë në Kolumbi, të gjithë banorët dalin në rrugë

Një tërmet me magnitudë 6.3 Rihter është regjistruar në Kolumbi, duke shkaktuar panik te banorët.

Lëkundjet kanë qenë tepër të forta dhe zgjatën për disa sekonda, duke bërë qindra njerëz që të braktisnin banesat e të dilnin në rrugë.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të mëdha.

Shërbimi Gjeologjik i Kolumbisë bëri me dije se tërmeti u ndoq nga disa paslëkundje të tjera që ishin më të lehta.