08:11 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmet 6.8 ballë në Indonezi, 3 viktima

Kësaj radhe është goditur Indonezia nga një tërmet 6.8 ballë i cili sipas raportimeve mësohet të ketë shkaktuar të paktën 3 viktima dhe tre të plagosur.

Tërmeti gjithashtu ka shkaktuar edhe dëme të shumta materiale çfarë ka bërë që shumë banorë të evakuohen.

Agus Wibowo, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive tha se tërmeti dëmtoi një numër të objekteve publike siç janë urat dhe rrugët kryesore që çojnë në portet dhe ndërtesat e kampusit në disa universitete.

Tërmeti gjithashtu dëmtoi disa kisha dhe xhami rreth qytetit, tha ai. Tërmeti me magnitudë prej 6.8 ballë goditi provincën Maluku të Indonezisë në orën 6.48 të mëngjesit sipas kohës lokale.