16:42 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Tërmet i fuqishëm godet Bolivinë

Një tërmet i fuqishëm prej 6,9 ballë të Rihterit ka goditur sot pjesën jugore të Bolivisë, por për momentin nuk raportohet për viktima dhe dëme eventuale.

Tërmeti është regjistruar në afërsi të Tariha, në thellësi prej rreth 550 kilometrash.

Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor (PTWC) lëshoi një paralajmërim dhe parashikoi valë të rrezikshme nga bregu.

Ndryshe, Bolivia ndodhet në Unazën e Zjarrit, e cila është e prirë për aktivitete sizmike.

Temat: