75 Mall Live Search
13:57 / E Shtunë, 07 Tetor 2023 / Gj. Sh

Tërmet i fuqishëm në Afganistan, 15 të vdekur dhe 40 të plagosur

Dy tërmetet me magnitudë 6.3 goditën pjesën perëndimore të Afganistanit mëngjesin e sotëm, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Epiqendra ishte 25 milje në veriperëndim të qytetit të Heratit dhe u pasua shpejt nga një pasgoditje me magnitudë 5.5, raportoi USGS.

Sipas autoriteteve të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur.