75 Mall Live Search
19:01 / E Martë, 14 Mars 2023 / k.v

Tërmet i fuqishëm në Greqi

Një tërmet me magnitudë 5.2 ka goditur bregun perëndimor të Kretës gjatë mbrëmjes të së martës.

Siç ka bërë të ditur Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC), epiqendra e këtij tërmeti ishte në një zonë nënujore 98 kilometra në jugperëndim të Kytheras.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 18:36.

Thellësia e lëkundjeve u vlerësua të jetë 10 kilometra.