75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / OSH

Tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh godet Indonezinë

Një tërmet me magnitud prej 6.2 ballësh ka goditur ishullin Sumatra, në Indonezi,  para pak çastesh. Mirëpo nuk raportohet ndonjë tsunami dhe nuk është raportuar për ndonjë dëmtim.

Tërmeti ishte i thellë 30 kilometra, duke shkaktuar dridhje në afërsi të qytetit Bengulu, i cili është i banuar me rreth 300 mijë banorë, shkruan “Daily mail”.

Ky tërmet vjen disa javë pasi që një tërmet kishte goditur ishullin Sulawesi të Indonezisë nga i cili kishin mbetur të vdekur 84 persona dhe ishin lënduar 932 të tjerë.