“Tërmet” në degën e Vetëvendosjes në Ferizaj, dyshohet se janë tërhequr katër kandidatë për asamble, njëri i konfirmuar

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Ferizaj, Visar Pajaziti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se me keqardhje ka vendosur të tërhiqet nga zgjedhjet e 12 tetorit.
Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Pajaziti thotë se ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda lëvizjes, raporton IndeksOnline.
Sipas tij, ata kanë cenuar integritetin dhe etikën e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.
“Për të mos kontribuar në një situatë jo transparente, kam vendosur të tërhiqem nga gara,” shkruan ai.
Tutje ai ka falënderuar të gjithë mbështetësit duke shpresuar që procesi zgjedhor të zhvillohet në mënyrë profesionale.
Pajaziti ka bërë të ditur se, pavarësisht tërheqjes nga kandidimi, aktiviteti i tij në Lëvizjen Vetëvendosje do të vazhdojë, duke mbetur anëtar dhe aktivist i përkushtuar i organizatës. /IndeksOnline/
Postimi i plotë:

