16:22 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Tërmet në Dibër dhe në Kukës, Ministria e Mbrojtjes me njoftim zyrtar

Dy tërmete kanë goditur Shqipërinë brenda pak minutash, njëri në Kukës dhe tjetri në Peshkopi.

Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8, shkruan Top Channel.

Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin.

Njoftimi:

Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki.