75 Mall Live Search
17:04 / E Premte, 29 Prill 2022 / A. M.

Termet në Greqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë në orën 17:01 në jug të prefekturës së Heraklionit në Kretë.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ishte 9 kilometra në lindje të Miamos në Heraklion dhe thellësia fokale e tij ishte 5 kilometra.

Greqia ka pasur një aktivitet të lartë sizmik gjatë këtyre ditëve pasi janë raportuar disa tërmete të madhësive të ndryshme.