Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen pranë kufirit me Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Greqi, në orën 09:43 me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 5 kilometra në lindje të Paramithisë, një zonë pranë kufirit greko-shqiptar, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, çka e bën lëkundjen të ndjeshme në sipërfaqe, shkruan A2 CNN-i.
Nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar deri në këto momente. Megjithatë, tërmeti është ndjerë në disa zona të veriut të Greqisë dhe në Shqipëri./Indeksonline/