22:30 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Tërmet’ në klubin e Prishtinës, largohen gjashtë futbollist

Klubi futbollistik i Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se gjashtë futbollist janë larguar nga ekipi.

Mergim Pefqeli dhe Arbër Hoxha nuk kanë pranuar të vazhdojnë me kryeqytetasit dhe kanë vendosur të largohen, transmeton Indeksonline.

Kurse futbollistëve si Marjo Morina, Jamal Arago dhe Alen Jasharoski iu ka skaduar kontrata dhe janë futbollistë të lirë.

Kurse sulmuesi 19 vjeçar, Kastriot Selmani edhe pse ka pasur gjashtë muaj kontratë, me kërkesë të tij, Prishtina ka vendosur ta liroj.

përveç largimeve, Prishtina është treguar aktive edhe në transferime.

Ahmed Januzi, Endrit Krasniqi, Kreshnik Uka janë disa nga emrat që Prishtina i ka transferuar./Indeksonline/