Tërmet në Kosovë dhe Shqipëri, ndjehen dridhje

Tri termete të njëpasnjëshme janë dëgjuar në Shqipëri dhe Kosovë, diku rreth orës tre të mëngjesit.
Dy të parët kishin qendër Kukësin, me magnitudë prej 4.8 dhe 4.2 ballësh.
Ndërkaq pak sekonda me vonë, tërmet u ndje edhe në Gjakovë, ku magnituda ishte 4.1 ballë.


Tërmeti i fundit që u ndje në vend ishte pak ditë më parë, në Suharekë, e cila u godit nga një tërmet 2.8 ballësh.
Tërmeti u dëgjua edhe në komunat përreth, si Prizren e Rahovec./Indeksonline/