Tërmet në Papau Guinea
Një tërmet i fortë prej 7.2 shkallë të Rihterit ka goditur lindjen e Papau Guinesë, por nuk jepen të dhëna për paralajmërim për cunami, ka deklaruar Instituti amerikan për Gjeologji.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 127 kilometrash në brendësi të vendit, në regjionin që gjendet 66 kilometra në jugperëndim të qytetit Lae, transmeton Reuters.
Ende nuk ka informata për ndonjë dëm eventual.