75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 14 Janar 2022 / OSH

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndjehen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 4.3 shkallë të Rihterit ka ndodhur para pak minutave në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmologjike për Evropë dhe Mesdhe tërmeti ka ndodhur në zonën e Pukës rreth orës 22:37.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si Pejë, Prishtinë dhe Prizren.