75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 17 Nëntor 2020 / OSH

Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet me magnitudë 2.2 shkallë të Rihterit ka ndodhur para pak minutash 23 kilometra në jugperëndim të Dragashit por që epiqendra është regjisturuar në Shqipëri.

Sipas uebsajtit që monitoron lëvizjet tektonike në kohë reale, tërmeti ka ndodhur rreth orës 10:53 në jugperëndim të Dragashit me epiqendër në Shqipëri e që është ndier edhe në Kosovë.

Një tërmet tjetër më i fuqishëm me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit para disa ditësh me epiqendër në Gostivar (MEV) është ndier edhe në Kosovë.