10:14 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Tërmet” politik në Gjermani, pasardhësja e Merkelit merr vendimin e papritur

Trashëgimtarja e Angela Merkelit në CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer ka marrë vendimin e papritur në politikën gjermane.

Ajo ka hequr dorë nga kandidatura për kancelare, si edhe nga posti i kryetares së CDU-së. Karrenbaueri, ka marrë këtë vendim pasi që sipas saj nuk janë të sqaruara mirë raportet e CDU-së me AFD-në dhe të majtët, shkruan Indeksonline.

Pas këtij vendimi, Kramp-Karrenbauer brenda pak muajsh do të organizojë procesin e kandidaturës për kancelar, do ta përgatisë partinë për të ardhmen dhe do të dorëzojë postin e kryetares, thuhet në njoftimin e presidiumit të CDU-së.

Pavarësisht kësaj, Merkeli raportohet se do të mbajë Kramp-Karrenbauerin si ministre të Mbrojtjes./Indeksonline/