Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, ekipet e emergjencës shpëtojnë nga gërmadhat 18 persona
Kryetari i bashkisë së Chacao-s, një lagje në Caracas, Gustavo Duque, tha të mërkurën në mbrëmje se të paktën katër ndërtesa ishin shembur si pasojë e tërmeteve të forta që tronditën kryeqytetin dhe pjesë të tjera të Venezuelës, ndërsa gjashtë ndërtesa të tjera kishin pësuar dëme të konsiderueshme dhe po vlerësoheshin.
Duke raportuar nga zona e emergjencës, kryetari i bashkisë tha se më shumë se 500 persona ishin përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Los Palos Grandes, Altamira dhe Belo Campo, ku deri më tani janë raportuar dëmet më të këqija.
Kryetari i bashkisë tha se ekipet e emergjencës kishin arritur të shpëtonin 18 persona.
“Deri më tani, ne kemi shpëtuar 18 persona gjallë, një lajm i mirë duke pasur parasysh shkallën e shembjes së këtyre ndërtesave”, tha ai.

