75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 25 Prill 2022 / k.v

Tërmetet/ Edukimi shoqëror i domosdoshëm

Kohëve të fundit në disa shtete përreth Kosovës ka pas lëkundje të tokës, të njohura si tërmete, lëkundje këto që në shumë raste janë ndjerë edhe në vendin tonë.

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) ka thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen apo parandalohen, por ai mendon se edhe tek ne është mjaft i nevojshëm apo edhe i domosdoshëm edukimi shoqëror për tërmetet, raporton IndeksOnline.

“Ky edukim duhet filluar që nga shkollat, por edhe më gjerë, në mënyrë që sa më shumë qytetarë të kenë informacione dhe njohuri për tërmetet. Duhet të mësohet se si të mbrohemi dhe si duhet të veprojmë në rast të ndonjë tërmeti të mundshëm, në mënyrë që pasojat të jenë sa më të vogla”, ka thënë Ahmeti.

Tërmeti i fundit ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë e i cili u ndie shumë edhe në Kosovë, ku përveç dëmeve materiale la edhe viktima./IndeksOnline/