13:33 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Tërmeti 5.7 ballësh godet Iranin Jugor

Irani Jugor është prekur nga lëkundjet e tokës në mëngjesin e sotëm, fuqia e tërmetit ishte 5.7 shkallë të Rihterit, një më pak se ai i një ore më parë.

Nuk ka të dhëna nëse ka të vdekur apo plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të theksuara, transmeton indeksonline.

Jugu i Iranit është zonë tektonike dhe preket shpesh nga fatkeqësitë natyrore.