75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 22 Maj 2025 / Burim

Tërmeti 6.1 ballësh godet Kretën e Greqisë, paralajmërohet për cunami

Një paralajmërim për cunami është lëshuar nga vëzhguesit evropianë pas një tërmeti me magnitudë 6.1 ballë që goditi brigjet e Kretës në Greqi këtë të enjte.

Tërmeti goditi veriun e ishullit grek të Kretës në orët e hershme të mëngjesit, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.

Epiqendra ishte në det 58 kilometra në veri-verilindje të Elounda. Tërmeti godit me thellësi prej 69 kilometra, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.