75 Mall Live Search
13:06 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmeti dëmton edhe Ambasadën e Gjermanisë, në Tiranë

Tërmeti ka dëmtuar edhe ndërtesën e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Foto-ja është publikuar nga vetë ambasada. Stafi i ambasadës jep mbështetje edhe për shqiptarët e prekur nga lëkundjet e tokës.

“Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë.  Mendimet tona shkojnë te të gjithë shqiptaret dhe shqiptarët, të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.