Tërmeti e “shkund” studion, mos e humbisni reagimin e aktores (video)
Dakota Johnson ishte në mes të një interviste për filmin e ri të Marvel ‘ Madame Web ‘ kur një tërmet me magnitudë 4.6 goditi Los Anxhelosin dhe e ndërpreu atë.
Videoja e postuar nga Entertainment Tonight u bë virale dhe u shpërnda në të gjithë rrjetet sociale. Për këtë aktorja reagoi fillimisht duke buzëqeshur në mënyrë të sikletshme dhe pak e frikësuar.
Gazetarja, duke bërë shaka për superheroinën që luan në filmin e ri, e pyeti: “A e bëre këtë?”, për të cilën Johnson u përgjigj: “E bëra?” dhe shtoi: ” Më pëlqen që të gjithë ishim ulur këtu. E mrekullueshme!”.