09:05 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Tërmeti godet jugun e Shqipërisë, ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti me mangitudë 4.0 të shkallës të Rihterit kanë goditur Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Epiqendra ishte në detin Adriatik, rreth 2 km larg Himarës dhe 118 km larg Elbasanit.

Lëkundjet u ndien rreth orës 08:26 në të gjithë rajonin jugor, ndërsa thellësia ishte 2 km, njoftoi EMSC-ja. Në Gjirokastër, tërmeti u ndie për pak sekonda, por pati fuqi të lartë.

Sipas informacioneve të deritashme, tërmeti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, as viktima.

Top Channel