75 Mall Live Search
09:53 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / H F

Tërmeti i fortë në Rusi i zë kirurgët në mes të operacionit, shikoni reagimin e tyre

Pamje të tmerrshme po shpërndahen në mediat sociale të një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë që goditi Gadishullin Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë të mërkurën, duke shkaktuar një cunami deri në katër metra të lartë, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke shkaktuar alarme dhe evakuime në të gjithë oqeanin Paqësor.

Një video që pretendohet se është filmuar në një spital në Kamchatka është shfaqur  në mediat sociale. Ajo tregon mjekët që qëndrojnë të qetë gjatë një tërmeti të fuqishëm dhe nuk e ndërpresin operacionin, por përkundrazi e mbrojnë pacientin gjatë dridhjeve. “Ata qëndruan me pacientin deri në fund. Pacienti po shërohet mirë”, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Instituti Amerikan i Sizmologjisë njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi prej 19.3 km, rreth 125 km nga Petropavlovsk, një qytet me 165,000 banorë në bregdetin e Gjirit të Avaçës.

Disa persona kërkuan ndihmë mjekësore pas tërmetit, tha Oleg Melnikov , ministri rajonal i shëndetësisë , sipas agjencisë së lajmeve TASS. Nuk ka ende informacione për lëndime serioze ose viktima.