75 Mall Live Search
21:24 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / OSH

Tërmeti i frikshëm me magnitudë 9.1 trondit brigjet, jep alarm radiacioni në Japoni!

Shërbimi Meteorologjik i Japonisë tha sot se një tërmet me magnitudë 9.1 ka goditur brigjet e Fukushima në lindje të vendit, duke shkaktuar dëme dhe plagosje, por nuk ka dhënë alarmin për tsunami.

Si masë paraprirëse të zhvillimeve të mundshme, banorëve në zonat e ulëta të rajonit iu kërkua të zhvendoseshin në terren më të lartë.

Në alarm ishin autoritetet e centralit bërthamor të qytetit, i cili vijon të jetë në gjendje të dëmtuar nga tërmeti e tsunami i vitit 2011.

Tronditje të forta u raportuan gjithashtu në zonat Namie, Fukushima e Sendai, në shumicën e të cilave u raportuan ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Fukushima publikoheshin foto e pamje të dyqaneve me mobilje e objekte të rrëzuara.

Banorët komentonin në rrjetet sociale: “Raftet e dyqaneve në Fukushima janë rrëzuar përtokë.”

Ndërsa një video tregonte pjesën e brendshme të një aeroporti ku dëgjoheshin zhurmat e përplasjes së dyerve e dritareve të xhamta.

Mediat lokale raportonin për të paktën 20 njerëz të plagosur gjatë tronditjeve, ndërsa në të tjera lajme flitej për rrëshkitje dheu dhe zjarre.

Agjencia e lajmeve Sankei  tha: “Magnituda e tërmetit llogaritet në 7.1, por prefektuarat e Miyagi e Fukushima kanë marrë kundërmasa të shpejta. Të paktën 20 persona janë plagosur”.

“Gjithashtu ka informacione për zjarre dhe shembje shkëmbinjsh në shtëpi banimi, shkëputje të linjave elektrike, të cilat po verifikohen nga zyrtarët përgjegjës”.

Tërmeti goditi afër mesditës sipas orës lokale, dhe vjen një muaj para përvjetorit të 10-të të katastrofës së Fukushima.