75 Mall Live Search
07:49 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Tërmeti i fundit i Koresë së Veriut, shenjë e paqëndrueshmërisë

Një seri dridhjeje dhe rrëshqitje të tokës pranë bazës së provës bërthamore të Koresë së Veriut kanë destabilizuar rajonin dhe vendin bërthamor, ku sipas ekspertëve ky vend nuk mund të përdoret për shumë kohë për të testuar armët bërthamore.

Një tërmet i vogël u zbulua herët të premten pranë vendndodhjes së testimit bërthamor të Veriut, tha agjencia e motit të Koresë së Jugut, por ndryshe nga tërmetet që lidhen me testet bërthamore, ky nuk duket që kishte lidhje me aktivitet raketore.

Tërmeti i së premtes u cilësua me magnitudë 2.7 me një thellësi prej 3 km në provincën Veriore të Hamgyong-it në Korenë e Veriut, transmeton AktivPress.

Mirëpo, seria e tërmeteve ka bërë që ekspertët dhe vëzhguesit të dyshojnë se testi i fundit që Veriu pretendonte se ka qenë me bombë hidrogjeni , mund të ketë dëmtuar vendndodhjen malore  të vendit, ku u zhvilluan të gjitha testet bërthamore të Koresë së Veriut .

“Shpërthimi nga testi i 3 shtatorit kishte një fuqi aq të madhe, sa që tunelat brenda zonës nëntokësor mund të jenë shkatërruar,” tha Kim So-gu, hulumtues kryesor në Institutin Sizmologjik të Koresë.

“Unë mendoj se rajoni Punggye-ri nuk mund të përballojë një tjetër testim. Nëse vazhdon me një test në këtë fushë, mund të rrezikojë ndotjen radioactive” , shtoi ai./AktivPress