75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / L K

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 Rihter goditi Italinë qendrore këtë mëngjes.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare tërmeti kishte një thellësi prej 10 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit u shënua në bregdet,  rreth 64 km në lindje të Riminit.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Por pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëme të shumta materiale.

Transporti hekurudhor u pezullua si masë paraprake në Ankona, për shkak të dyshimeve për dëmtim të binarëve derisa të kryen kontrollet.

Kryetari i bashkisë së Senigallia në provincën e Ankonës, Massimo Olivetti, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe të të gjitha instuticioneve për të verifikuar qëndrueshmërinë e ndërtesave.  I njëjti vendim u mor në Fano, Pesaro dhe Ankona: shkollat ​​e të gjitha niveleve u mbyllën deri në një vendim të dytë.