Tërmeti i fuqishëm në Turqi, mundësit nga Kosova shpëtojnë fatmirësisht

Një tërmet i fuqishëm me magnitude 7.9 ka goditur sot në orët e hershme të mëngjesit Turqinë dhe Sirinë. Kjo fatkeqësi natyrore ka shkaktuar qindra vdekje dhe shumë dëme të mëdha.
Në momentin e tërmetit, në qytetin Kahramanmarash ndodhej edhe ekipi i të rinjve të mundjes së Kosovës, që po merrnin pjesë në turneun “12 February”.
Mirëpo, fatmirësisht IndeksOnline mëson se i gjithë delegacioni i ekipit kosovar është shëndosh dhe mirë, përkundër se hoteli ku po qëndronte ekipi kishte pësuar dëmtime.
Ekipi është në rrugë për t’u kthyer në Kosovë.