Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë godet brigjet e Rusisë, paralajmërime për tsunami

Alarme për cunami janë lëshuar pas dy tërmeteve të fuqishme në Paqësor.
Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor e ka vënë Gadishullin Kamchatka të Rusisë nën kërcënim për cunami pas tërmeteve me magnitudë 7.4 dhe 6.7 ballë të shkallës Rihter pranë brigjeve të tij.
Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi rreth 143 kilometra në lindje të qytetit rus Petropavlovsk-Kamchatsky, shkruajnë mediat e huaja.
Qyteti ka një popullsi prej 180,000 banorësh dhe është vendbanimi më i madh i rrezikuar nga kërcënimi.
Një tërmet pak më i vogël me magnitudë 6.7 goditi vetëm pak minuta më parë në një zonë të ngjashme.
Kishte frikë se edhe Hawaii do të prekej, por një paralajmërim për cunami në të gjithë ishullin tani është tërhequr.
Alarmet u lëshuan gjithashtu për Guamin dhe Samoan Amerikane, por edhe ato tani janë hequr.
USGS paralajmëroi se “valët e rrezikshme të cunamit janë të mundshme” brenda 300 kilometrave nga epiqendra në Paqësor.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima pas tërmeteve