75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Turqinë

Një tërmet me magnitusë 5.7 është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Stambollit në Turqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Marmara, me thëllësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit.

Lëkundjet janë ndierë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët. Shumë banorë u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.

Deri tashti nuk raportohet për persona të vdekur.