75 Mall Live Search
19:35 / E Hënë, 08 Dhjetor 2025 / F.R

Tërmeti në Japoni, evakuohen mbi 90.000 banorë

Pas tërmetit të fuqishëm që goditi verilindjen e Japonisë, Shoqëria Meteorologjike e vendit lëshoi një paralajmërim zyrtar për cunami për tre prefektura, duke urdhëruar rreth 90,000 banorë të largohen menjëherë drejt zonave më të sigurta.

Fotografitë nga terreni tregojnë situatën dramatike në Tomakomai, qytet në prefekturën e Hokkaidos, ku rrugët u mbushën me mjete dhe njerëz që nxitonin të ngjiteshin në terrene më të larta. Trafiku i rënduar, familjet që largoheshin me nxitim dhe radha në qendrat e strehimit reflektonin pasigurinë e orëve të para pas tërmetit.

Në qendrat e evakuimit, dhjetëra banorë u strehuan me batanije, ushqime të shpërndara nga autoritetet dhe pajisje të furnizuara për situata emergjente. Shumë familje ishin larguar nga shtëpitë vetëm me gjërat më të domosdoshme, duke pritur informacione të reja nga autoritetet meteorologjike.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe anëtarët e forcave të vetëmbrojtjes janë në zonat bregdetare për evakuimet dhe për të monitoruar rrezikun e pasgoditjeve. Tensioni mbetet i lartë, pavarësisht se paralajmërimi është ulur në nivel “këshille cunami”, por banorët vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri deri në normalizimin e plotë të situatës.