11:35 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tërmeti në Shqipëri, gjimnazistët mitrovicas kthehen nga ekskursioni

Dje Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me epiqender në Durrës, në të cilin qytet ndodheshin edhe gjimnazistët e “Frang Bardhit”.

Menjëherë ishte shfaqur shqetësimi nga prindërit për fëmijët e tyre, edhe pasi ata kishin lajmëruar se janë mirë.

Sidoqoftë, për fat të mirë, sot gjimnazistët janë kthyer në Mitrovicë shëndosh e mirë.

Kthimi i tyre u bë një ditë më herët se ç’kishin planifikuar, pasi ishte shfaqur rreziku nga disa objekte që kishin nisur të çahen.