75 Mall Live Search
09:18 / E Shtunë, 05 Janar 2019 / indeksADMonline

Tërmeti në Shqipëri, këto janë dëmet!

Tërmetiqë goditi jugun e vendit mbrëmjen e sotme ka shkaktuar edhe dëme materiale në disa shtëpi.

Nga raportimet e para mësohet se 4 banesa në fshatin Kuc të Vlorës janë dëmtuar lehtë, ndërsa një tjetër banesë është dëmtuar rëndë.

Epiqendra e tërmetit ishte në Himarë, por lëkundjet i ndihen edhe në Vlorë, Gjirokastër e Sarandë. 

Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.